Shprehja “Nuk do i marrim paratë me vete” vlen edhe për njerëzit më të pasur në botë.

Chow Yun-fat ka arritur gjatë gjithë karrierës së tij si aktor të zotërojë pasurinë prej 100 milionë dollare. Ylli kinez ka premtuar se do ta dhurojë të gjithë pasurinë për bamirësi.

“Paraja nuk është diçka që na takon përgjithmonë. Kur vdesim, të tjerët e përdorin atë”, tha Chow.

Ndërsa gruaja e tij tregon se shpesh herë kanë ngrënë ushqim të përgatitur në rrugë, sic është zakon në Kinës.

Aktori Chow e filloi karrierën e tij që në shekullin e kaluar dhe ka luajtur në filma të njohur si “A Better Tomorrow”, “Murderer”, “Mister Gamblers”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb