Imunologu dhe këshilltari kryesor në Shtëpinë e Bardhë për shëndetësinë, Anthony Fauci, njoftoi se udhëzimet për mbajtjen e maskave brenda do të ndryshohen së shpejti.

Fauci, kur u pyet nëse është koha për të filluar lehtësimin e kësaj mase, u përgjigj pozitivisht.

“Unë mendoj se me siguri do ta shihni këtë lehtësim ndërsa shkojmë më tej dhe sa më shumë njerëz vaksinohen”, tha Fauci, i cili është gjithashtu drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: