BRITANI E MADHE

“Jam gati të largohem nga posti i Kryeministres përpara afatit për të siguruar një Brexit të rregullt”. Kështu deklaroi sot kryeministrja britanike Theresa May duke ofruar dorëheqjen e saj në këmbim të marrëveshjes së saj për Brexit, e cila tashmë është refuzuar dy herë nga Parlamenti.

Deklaratën May  e bëri në një takim me ligjvënësit konservues, ku u shpreh e bindur për një largim të mundshëm duke  lënë në këtë mënyrë një rrugë të qetë për një udhëheqës të ri për të filluar hapin e ardhshëm të negociatave për marrëdhëniet e ardhshme me Bashkimin Evropian.

“Unë e di se ka një dëshirë për një qasje të re dhe udhëheqje të re në fazën e dytë të bisedimeve të Brexit.”-tha May.

Deklarata e  May është kthesa e fundit dramatike në krizën tre vjeçare për Brexit në Mbretërinë e Bashkuar, por ende mbetet e paqartë se si, kur apo edhe nëse do të largohet nga Bashkimi Evropian.

Me deklaratën e saj, May  rrit mundësitë e marrëveshjes së saj të BE-së duke kaluar përpara afatit të ri të 12 prillit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb