Nëse bllokimi do të vazhdojë për 6 muaj, mjekët britanikë paralajmërojnë se mund të kemi 50.000 viktima. Këta persona, nuk do të ndërrojnë jetë nga Covid-19, por nga sëmundjet e tjera terminale.

Në këtë rast, bëhet fjalë për pacientët e sëmurë nga kanceri, të cilët tashmë janë lënë pas dore.

“Nëse kjo vazhdon për gjashtë muaj, unë dyshoj se do të ketë të paktën 50,000 viktima prej kancerit, në një afat kohor më të gjerë. Kjo është një shifër e tmerrshme, por duhet të kujtojmë se normalisht në muaj diagnostikohen rreth 30.000 njerëz me kancer. Këtë muaj, çuditërisht janë diagnostikuar vetëm 5.000. Kjo nuk tregon se fatmirësisht është ulur numri i të sëmurëve, por tregon që nuk janë bërë konsultat e duhura mjekësore. Numri i pacientëve që kërkojnë vizita të tilla, është ulur me 75%. Në disa raste mund të jetë për shkak të mbingarkesës së spitaleve dhe në disa të tjera për shkak të frikës që kanë njerëzit për të shkuar nëpër spitale, ku mund të infektohen nga Covid-19”, tha onkologu Sikora.

ç

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb