Ka qenë një javë për tu lënë pas kjo e 13 për futbollistët shqiptarë në kampionatin zviceran. Paraqitjet e dobëta, forma jo e mirë fizike dhe rezultatet negative, kanë bërë që e përditshmja “blick” të përfshijë në formacionin e zhgënjimeve 3 futbollistë shqiptar.

Bëhet fjalët për mbrojtësin e majtë të Kombëtares, Ermir Lenjani, mesfushorin e përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziun, dhe mbrojtësi i Kombëtares U-21 Arijan Qollaku.
sioni
Sioni i Lenjanit u mund me rezultatin e thellë 5-1 nga Jang Bojs. 28-vjeçari është duke kaluar një moment jot ë mirë dhe duket shumë larg formës së mëparshme.
vleresim
Vlerësim negativ edhe për Hekuran Kryeziun, i cili ishte fajtor në golin e pësuar në humbjen e Luzernit ndaj Luganos me rezultatin 1-0. Rezultat zhgënjyes edhe për Grasshopersin e Arijan Qollakut, i cili u mposht nga St.Gallen me rezultatin 3-1.
arjan
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb