Në studion e emisionin “Open” në News24 po diskutohet mbi ekonominë shqiptare dhe parashikimet e mundshme për vitin 2023.

Mateo Spaho, eksperti i ekonomisë u shpreh se ky do jetë një vit i ri me probleme të vjetra, teksa shtoi se bordi i transparencës zhduku konkurrencën në Shqipëri, pasi ligjëroi heqjen nga tregu faktorin kërkesë dhe ofertë.

Ndërsa eksperti i ekonomisë Selami Xhepa, u shpreh se ekonomia në 2023 do jetë i zymtë dhe se bota ka hyrë në një cikël të ri, por riorganizimi i ekonomisë globale do të karakterizohet në rritje të çmimeve dhe se  epoka  e çmimeve të ulëta ka marrë fund.

Pjesë nga biseda në studio:

Xhepa: Pa dashur të tingëllojë si i zymtë, mendoj se 2023, zhvillimet do të jenë të forta. Bota ka hyrë në një cikël të ri, por riorganizimi i ekonomisë globale do të karakterizohet në rritje të çmimeve. Epoka  e çmimeve të ulëta mendoj se kanë marrë fund. Kjo lidhet me tranzicionin  energjetik i cili lidhet me objektivat që ka shoqëria dhe ngrohja globale. Kostot e saj nuk e shohim përditë dhe masat do merren por këto trende do na presim. Kemi hyrë në epokën e de globalizmit, do të thotë se kompanitë e mëdha do ikin në vende më miqësore. Në bujqësi, çmimet do jenë më të larta dhe vendosja e inflacionin nën kontroll është i vështirë. Rritja e inflacionit dhe përpjekja për ta kontrolluar atë do të ndikojë në rritjen e normave të interesit. Ekonomia d të ketë probleme të vështira.

Ne vuajmë çmimet botërore, se vetë nuk kemi. Nëse jashtë rriten çmimet do rriten dhe këtu. Në prodhimet industri alogjike jemi 4-5% më shtrenjtë se bota.

Guxholli: Ne nuk mund të jemi jashtë ekonomisë botërore. Me keqardhje të gjitha gjasat do të vështirësohet dhe ndonjëherë nuk shpjegohet dot. Si ajo e rënies së vlerës së euros. Nuk është zhvlerësua euro por është vlerësuar leku. Jemi drejt një krize borxhi, dhe e kemi në nivele të larta. Kjo dhe sipas FMN.

Çmimet kanë tendencën që i kemi bërë më të larta. Si e bëjmë ne? Marrim naftën si shembull. Përveç çmimit të bursës, jemi i vetmi vend që kemi dhe 8 taksa të tjera sipër. A kemi 9?

Civici: Duke qenë një ekonomi importuese në strukturën e saj, kur importon ke shtesë dhe koston e transportim doganës dhe të tjera. Është normale që të jenë më të larta kur importohen. Duhet parë dhe sistemi, pa folur dhe për mungesën e transparencës.

Mendoj se arsyeja kryesore lidhet me sasinë e madhe të euros në treg dhe nga ana tjetër masa monetare në lekë, ka tendencë të forcohet. Janë euro formale dhe jo formale, si fenomen e kemi të qartë se çfarë ka ndodhur.

Bizneset eksportuese preken negativisht. Është një fenomen se ekonomia strukturohet. Kur themi do ulet inflacioni, krahas9ohet me një muaj ose një vit më parë. Problemi më delikat është që e përmendim një inflacion mesatar 8-9%, por po të shohim shportën ai është 13-14%.

Spaho: Vit i ri me probleme të vjetra. Në teori mund të themi se jemi më mirë. Në teori këtë dekadë Shqipëria si prodhim i brendshëm bruto duhet të jemi rritur me 30-40% të ekonomisë. Përgjigjja është jo. Në Shqipëri ndodh që u ulen çmimet jashtë, këtu nuk bëhet sepse nuk duhet të ketë një treg të hapur. Në 2022, vendosja e bordit të transparencës ligjëroi heqjen nga tregu të faktorit kërkesë dhe ofertë. Se kur thotë shteti që ky do jetë çmimi nuk ka rëndësi oferta. Kështu hiqet konkurrenca nga loja. Në këtë aspekt kam dyshimet se ky bord të ketë bërë një punë të mirë. Uroj që në 2023 të mos ketë problematik bordesh por rikthim të konkurrencës. Doja të nënvizoja që kemi një strukturë me të ardhurat që përsëritet nga viti  shkuar. Struktura e buxhetit vijo të jetë e mbushur nga tatimi për konsum. nëse do kemi një rrite ekonomike 3-4% dhe perëndimin e luftës në Ukrainë, edhe ne rastin më të mirë kemi një problematikë që vështirë se do ndryshojë.

Civici: Çmimet janë pasojë e tyre që ndodh me ekonominë. Sektori i ndërtimit është një ndër më kryesore, pritet që të zgjerohet dhe të thithë përforcime pavarësisht komenteve. Edhe bujqësia, industria modeste do ketë rritje, turizmi nuk besoj. Kur themi ngarkesë fiskale ka tre drejtime, puna, kapitali dhe prona. Ajo që është vënë në dukej është zhvendosja e punës në atë të kapitalit. Në shumë raste vazhdojmë ti rëndojmë pagës.

Xhepa: Karakteristika themelor do jetë pasiguria dhe rishikimi i projeksioneve ekonomike duke parë shumë herë buxhetin. Imigracioni dhe tharja e punës janë problemet kryesore në ekonomi.

Edhe në modelet e FMN, largimi do jetë vetëm për arsye ekonomike dhe kjo është shqetësuese dhe mungesa e politikës për ta analizuar. se kanë ikur punëtorët? ikë së pari është paga dhe mirëqenia. Kërkon siguri, në mënyrë që të jetë i garantuar.   e ka këtë? Jo. Së fundmi, duan një karrierë. Kush e mbron të drejtën e punëtorit? Fleksibiliteti është i tmerrshëm. Sindikata dhe lëvizje punëtorësh është tjetër rrezik. të gjitha këto janë duke rrënuar tregjet e punës. Nëse nuk do e marrim seriozisht këtë, kur të kthehemi në 2024 nuk besoj se do ketë njerëz që të na dëgjojnë më.

(BlakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb