Presidenti francez, Emmanuel Macron premtoi sot se do të qendronte përkrah Argjentinës në negociatat me FMN-në për të lehtësuar borxhin e saj, në pritje të homologut argjentinas, Alberto Fernandez.

“Franca do të jetë pranë jush dhe do të mobilizohet së bashku me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe partnerët e tjerë për të ndihmuar Argjentinën të kthehet në rrugën e rritjes ekonomike dhe borxhit të qendrueshëm”, deklaroi Macron në pallatin presidencial të Elysee-së.

“Situata ekonomike e vendit tuaj, natyrisht është për ne një çështje shqetësuese dhe mobilizuese dhe ne kemi mbështetur gjithmonë përpjekjet për stabilizimin e ekonomisë tuaj, integrimin në komunitetin financiar ndërkombëtar dhe do të vazhdojmë ta bëjmë”, theksoi Macron në një deklaratë të përbashkët shtypi.

“Është gëzim i madh për mua të shoh që ju keni shprehu mbështetjen tuaj. Është shumë e rëndësishme për ne”, theksoi presidenti i ri argjentinas.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb