Një numër i madh dyqanesh u grabitën dhe u dogjën sot pasdite në rrugën e njohur pariziane ”Champs-Elysées”, një tjetër shfaqje e dhunshme e jelekverdhëve në kryeqytetin e vendit.

”Sot në mëngjes, restoranti luksoz me famë ndërkombëtare ”Fouquet’s” u grabit, ndërkohë që pasdite u dogj”, thanë dëshmitarë të ndryshëm.

Edhe dyqanet e njohura ”Longchamp”, ”Foot Looker” dhe ”Léon de Bruxelles” patën të njëjtin fat, ndërkohë që nga jelekverdhët dëgjoheshin edhe thirrjet ”revolucion”.

Shumë dyqane të tjera u grabitën, sidomos ato të veshjeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb