Përleshje të dhunshme janë raportuar në protestat që kanë shpërthyer ditën e sotme në Paris. Komuniteti kurd i është bashkuar protestës për vrasjen e tre anëtarëve të komunitetit të tyre janë përleshur me policinë.

Protestuesit të revoltuar kanë përmbysur makina duke i vënë flakën.

  • foto galeri
  • foto galeri

Gjithashtu ata kanë hedhur molotov ndaj forcave të policisë, ndërsa këta të fundit janë përgjigjur me gaz lotsjellës.

“Nuk jemi të mbrojtur”, kanë thënë ata njëzëri.

Kujtojmë se tensionet u ndezën pas sulmit të armatosur të ndodhur ditën e djeshme në Paris, ku një 69-vjeçarë vrau tre persona të komunitetit kurd.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb