TIRANË- Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Universitetet e Arkitekturës,kane prezantuar konkursin për përshtatjen e territorit të ish-Kinostudios në Kopshtin e Artit.
“Qëllimi i projektit është krijimi i një hapësire ekspozimi të përkohshëm dhe të përhershëm për veprat e artistëve të rinj e më gjerë”, sqaron vetë MK-ja në faqen e saj zyrtare.
“Projekti që do të realizohet nga Ministria e Kulturës, në një nga platformat e saj kulturore, ka edhe kthimin e territoreve të brendshme në një park për art dhe medium, për të gjitha stinët, për aktivitete sociale, kulturore e ekspozita të hapura, për ngjarje rinore e jo vetëm, pa kufij gjinish dhe formash, madje edhe ato më të guximshmet”, shkruhet në materialin prezantues nga ana e MK-së.
Objekti kryesor i hapësirës në aksin e territorit është ndërtesa e Ish-Kinostudios ku aktualisht është vendosur Ministria e Kulturës. Në po të njëjtën ndërtesë ndodhen një sërë institucionesh varësie si Instituti i Monumenteve të Kulturës, Qendra Kinematografike e Filmit, Qendra e Veprimtarive Folklorike etj. Ndërkohë që apelohet që projektuesit duhet të mbajnë parasysh frymën bashkëkohore të artit dhe formulimit të hapësirave gjatë procesit të projektimit.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: