GREQI- Parlamenti i Greqisë i ka thënë “po” paketës me një sërë masash shtrënguese në këmbim të paketës së ndihmave të huaja. Ndërkohë që deputetët në Parlament debatonin në mënyrë të zjarrtë, Athina u bënë skenë protestash.

Rrugët e Athinës u trazuan sërish. Politikat shtrënguese të qeverisë Tsipras nxitën vërshimin e popullit nëpër rrugë.

Manifestuesit, të cilët protestuan para ndërtesës së Parlamentit, reaguan ndaj paketës së re të masave shtrënguese.

Edhe pse populli ka reaguar, Parlamenti grek aprovoi masat shtrënguese, që kreditorët ndërkombëtarë kanë paraqitur si një parakusht për paketën e re të ndihmës prej rreth 1 miliard eurosh.

Kështu, koalicioni i SYRIZA-s me Grekët e Pavarur, që përbëhet prej 153 deputetësh në Parlamentin me gjithsej 300 poste, do të aktivizojnë paketën e re të kursimeve.

Paketa parashikon rishqyrtimin e sistemit të pensioneve, rritjen e disa taksave dhe shkurtimin e pagave të administratës publike.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: