Sezoni i Partizanit nuk u mbyll në mënyrën që pritej nga ambienti i të kuqve, me ekipin që mbeti jashtë “Final Four” dhe e mbylli kampionatin në vendin e pestë. Megjithatë, gjatë gjithë sezonit, te skuadra kryeqytetase pati disa futbollistë që ishin thuajse të pazëvendësueshëm dhe që mbajtën peshën kryesore të ekipit në pjesën më të madhe të ndeshjeve.

Në një sezon me shumë oshilacione, ndryshime trajnerësh dhe probleme me dëmtimet, disa lojtarë arritën të ruanin vazhdimësinë dhe të ishin pjesë e rëndësishme e formacionit.

LOJTARËT ME MË SHUMË PARAQITJE- Në krye të listës së futbollistëve me më shumë paraqitje për këtë sezon janë portieri Pano Qirko dhe mbrojtësi Altin Bytyçi, të dy me nga 32 ndeshje të zhvilluara. Qirko ishte një nga lojtarët më konstantë të skuadrës gjatë gjithë sezonit, duke qenë titullar i padiskutueshëm në portën e Partizanit. Gardiani i të kuqve mbajti peshën e repartit difensiv në shumë ndeshje dhe shpeshherë ishte vendimtar me pritjet e tij. Po ashtu, edhe Bytyçi ishte një nga futbollistët më të aktivizuar nga stafet teknike përgjatë kampionatit. Mbrojtësi tregoi stabilitet dhe ishte një nga lojtarët që ruajti vazhdimësinë edhe në momentet më të vështira të skuadrës.

Me 32 ndeshje të zhvilluara, ai konfi rmoi rëndësinë që kishte në repartin prapavijë. Me po aq paraqitje sa Qirko dhe Bytyçi e mbylli sezonin edhe Toma. Sulmuesi ishte një nga surprizat pozitive të skuadrës, duke luajtur 32 ndeshje dhe duke realizuar edhe 5 gola. Toma fi toi shumë hapësira gjatë sezonit dhe arriti të tregojë vazhdimësi në paraqitje, ndërsa kontributi i tij në repartin ofensiv ishte i rëndësishëm në disa momente të kampionatit sidomos gjatë Dy fazave të para ku ekipi po vuante shumë.

PJESA TJETËR- Një nga emrat më të rëndësishëm të Partizanit këtë sezon ishte edhe Vusal Isgandarli. Futbollisti azerbajxhanas zhvilloi 31 ndeshje dhe ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës me 6 gola të realizuar. Edhe pse Partizani pati probleme në repartin ofensiv, Isgandarli ishte një nga lojtarët që dha më shumë në sulm dhe shpeshherë mori përsipër përgjegjësi në ndeshje të rëndësishme.

Me 31 paraqitje sezonin e mbylli edhe Human. Mesfushori i avancuar ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm në repartin ofensiv dhe konsiderohet gjithashtu si një nga futbollistët me më shumë merkato në skuadër. Paraqitjet e tij kanë tërhequr interes dhe nuk përjashtohet mundësia që gjatë merkatos së verës të mbërrijnë oferta për të. Në listën e lojtarëve më të aktivizuar bën pjesë edhe Redon Ismaili me 29 ndeshje. Futbollisti ishte një nga elementët që mori minuta të rëndësishme gjatë kampionatit dhe arriti të ruajë vazhdimësinë në skuadër. Me të njëjtin numër paraqitjesh sezonin e mbylli edhe David Atanaskoski. Mbrojtësi i krahur të majtë ishte një nga pikat më të rëndësishme të repartit difensiv dhe dha kontribut në të dy fazat e lojës.

PLOTËSIMI I 10-SHES- Saliu Sembene renditet gjithashtu mes lojtarëve me më shumë aktivizime, duke zhvilluar 25 ndeshje gjatë sezonit. Futbollisti pati momente të mira gjatë kampionatit dhe në disa takime tregoi cilësitë e tij në repartin mbrojtës. Po me 25 paraqitje sezonin e mbylli edhe Janjeva, i cili gjithashtu ishte pjesë e rotacionit të skuadrës. Në mesin e futbollistëve më të aktivizuar renditet edhe Adnard Mehmeti me 21 ndeshje. Lojtari mori minuta të rëndësishme gjatë startit sezonit dhe ishte një nga alternativat që u përdor shpesh nga stafi teknik, teksa humbi minutat në vijimësinë e kampionatit.

sfdfdsfdsdsfsfdsdfsfdsdf

Ndërkohë, në listën e 10 lojtarëve me më shumë paraqitje bën pjesë edhe Diego Kontreras. Sulmuesi zhvilloi 20 ndeshje dhe realizoi 4 gola, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në repartin ofensiv të skuadrës. Pavarësisht se sezoni nuk u mbyll me arritjen e objektivave, këta futbollistë ishin baza e skuadrës së Partizanit gjatë gjithë kampionatit. Disa prej tyre pritet të jenë sërish pjesë e rëndësishme e ekipit edhe sezonin e ardhshëm, ndërsa për të tjerë merkatoja mund të sjellë zhvillime të reja. Drejtuesit e klubit synojnë të ruajnë bërthamën e skuadrës dhe të ndërtojnë një ekip më konkurrues për sezonin e ardhshëm, me objektivin për t’u rikthyer sërish në nivelet më të larta të futbollit shqiptar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb