Mirel Josa mendoi se një barazim në ekstremin e ndeshjes si ai ndaj Vllaznisë, duhet të kënaqë Partizanin. Në analizën e tij në emisionin “Sport Neës Plus” me moderatore Daljana Sejdia, ai theksoi se tashmë Vllaznia është skuadër e konsoliduar dhe kanë bërë përforcime të rëndësishme për këtë edicion ku ka ambicie.

“Me kalimin e kohës Partizani u mundua të bënte ndryshim në lojë dhe individë, shtoi presionin karshi Vllaznisë. Vllaznia donte të godiste Partizanin por nuk ia arriti dhe shënoi Partizani edhe me lëvizjet që bëri.

Erdhi goli për shkak të ndryshimeve, se edhe Filipoviç goditi shtyllën. Të barazosh një ndeshje në 10 minutat e fundit duhet të jesh i kënaqur. Vllaznia ndeshjet i ka pasur shumë të forta, të gjithë ekipet janë pretendente dhe kanë hedhur kandidaturën për titulli.

Unë them që Vllaznia nuk ka pasur shumë ndryshime nga viti që shkoi, ka marrë lojtarë që janë me vlerë në skuadër. Kur diskutuam me Djarmatin ai tha që nga vjet kemi bërë ndryshime për kontingjentin, kemi lojtarë që nga momenti në moment mund t’i futesh në lojë e japin të njëjtën gjë.

Ishte pikë e vlefshme, por duke parë rrjedhojën e lojës, nuk më pëlqeu në pjesën e dytë. Të mos harrojmë se ishte në ndeshje në superioritet numerik ndaj Teutës dhe i barazuan”, tha Josa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb