Mensah e Telushi i kanë dhënë fitoren Partizanit në sfidën e parë të javës së pestë të Superligës përballë Flamurtarit.

Sfida e zhvilluar në “Selman Stermasi” në kryeqytet përfundoi me rezultatin 2-0, por përballja ishte e hapur deri në minutën e 90-të, kur Telushi shënoi dhe golin e qetësisë për “Demat e Kuq”, të cilët kryesonin falë golit të Mensah që prej minutës së 21-të.

Djemtë e drejtuar nga Skënder Gega me këtë fitore kanë arritur Skënderbeun, që luan nesër me Tiranën, në krye në kuotën e 10 pikëve. Nga ana tjetër, skuadra e Flamurtarit rëndon pozitat e saj, duke mbetur në kuotën e 7 pikëve, në vend të katërt, e rrezikuar nga shumë ndjekës, me të cilët i ndan vetëm 1 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb