Titulli kampion është thjeshtë çështje kohë, më saktë thjeshtë llogari matematikore, pasi në gjuhën e futbollit është thuajse e pamundur që Partizani të shpërdorojë një diferencë prej 9 pikësh në raport me Kukësin. Kryeqytetasit larguan frikë këtë mesjavë duke siguruar një fitore të pastër 2-0 kundër Skënderbeut, një fitore e cila më shumë se sa pikët, shërbeu për ti rikthyer besimin ekipit të Gegës.

Partizani Vret Kampionatin
Partizani Vret Kampionatin

3 humbje kundër Luftëtarit tronditën jo pak ambientin e kuq, por tashmë mund të marrin frymë lirisht, fundja edhe kalendari këtë të dielën i dhuron jo vetëm 3 pikët në tavolinë por dhe mundësinë për tu pushur, këtë herë është radha e tyre të përfitojnë nga dënimi i Kamzës. Kjo pauzë vjen pikërisht në momentin e duhur pasi Gega ka mundësi të rikuperojë disa nga titullarët e dëmtuar.

Gjoka
Gjoka

3 pikshi në tavolinë vendos jo pak nën presion Kukësin. Verilindorët qëndruan në lojë falë një fitore në transfertë kundër Laçit, këtë herë kalendari i rezervon Flamurtarin. Vlonjatët u zgjuan pikërisht në momenti më të rëndësishëm të sezonit, dy fitore në dy javët e fundit kundër Tiranës dhe Teutës i katapultuan kuqezitë në vendin e tretë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb