TIRANE- Skuadra e Partizanit ka mposhtur skuadrën e Teutës dhe ka marrë përkohësisht kreun e Superligës  shqiptare.  “Të  Kuqtë” e Skënder Gegës kanë shpartalluar në shifrat e thella 3-0  “Djemtë e Detit” duke thyer kështu një “makth”, i cili vitet e fundit ka shoqëruar skuadrën nga kryeqyteti.

Sfida në “Selman Stërmasi” u zhbllokua në minutën e 29-t me autor Jasir Asanin , i cili përfitoi nga një devijim pas goditjes së dënimit duke kaluar në avantazh Partizanin.

Ai pas pak minutash do të dyfishonte rezultatin pas një asisti perfekt të Hebajt. Në fraksionin e dytë, Mensah do shënonte golin e tretë dhe të fundit, duke marrë kështu 3 pikë, por edhe majën e Superligës Shqiptare.


Në 7 javë kampionat, Partizani ka siguruar 16 pikë, 3 më shumë se Kukësi, i cili nesër luan kundër kampionëve në fuqi të Superligës, Skënderbeun.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb