Klevis Balliu, Shef organizimi në Partinë Demokratike, u shpreh se ndërsa pronarët e kompanive të inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, janë në drejtim të paditur por vijojnë të bëjnë biznes me qeverinë.

Balliu: Kësaj mazhorance i kanë vdekur katër persona në qeli, ka vrarë veten se s’kishte paguar 10 mijë lekë në energji

Zylo: Unë di katër të tjerë të vdekur në mes të bulevardit

Balliu: Në një vend demokratik ka reagim dhe qeveria bën një hap pas. Kjo opozitë ka folur për avionë me drogë, ka folu për Tahirin e sot është në burg, Fola për Alqi Bllakon sot është në burg, tani kjo opozitë ka paralajmëruar për vjedhjet me PPP, për vjedhjet e Ahmetaj me inceneratorët.

Po paralajmërojmë edhe për Zoton e Gugalle, që paratë e shqiptarëve dhe BE, nëpërmjet kopanisë së Gugallës i kalojnë vlerën maksimale që mund të kalohet me këto fonde inceneratorit të Tiranës.

Ç’punë ka bujqësia me Inceneratorët? Këta kanë ikur në drejtim të paditur dhe vijojnë të bëjnë biznes. Se janë “partners in crime” me këtë qeveri.

Nëse nesër dal në protestë nuk di nëse Rama do të rrëzohet apo jo. Dola edhe sot se ishte e drejtë për të dalë.

Shteti është i destabilizuar kemi detyrën ta stabilizojmë. Do bëjmë gjithçka për këtë.

Do të rrëzohet me denoncime dhe protesta. Do të bllokohet. Vjen momenti që s’të lë të hysh në zyrë apo të dalësh nga zyra.

Ardhja në pushtet do të jetë nëpërmjet votës. Qeverinë me protesta do të rrëzojmë duke e bllokuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb