Mblidhet sot pas 2 muajsh mungesë Komisioni për Reformën Zgjedhore i cili u la në mes prej pandemisë së COVID-19.

Në Kryesinë e Kuvendit ka filluar Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i cili zhvillohet online nën udhëheqjen e bashkëkryetarëve Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.

Reforma Zgjedhore duhet të përfundonte më 15 mars por tani ka një tjetër afat, 30 qershor dhe Gjiknuri që në këtë proces përfaqëson mazhorancën është zotuar për ta përmbyllur para kësaj radhe.

Por tashmë nuk do të ketë më propozime apo diskutim mes palëve pasi opozita ka dërguar 5 drafte apo propozime për Reformën Zgjedhore dhe i lë mazhorancës të zgjedhë një. Dje kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se nuk do të ketë më Këshill Politik pasi opozita ka përmbyllur draftet dhe janë dispozicion të mazhorancës.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton për ‘News24’ se deri tani 2 çështjet ku ka përplasje janë depolitizimi i administratës zgjedhore si dhe financimi i partive politike gjatë fushatave. Por opozita gjithashtu ka dhe një kërkesë shtesë, atë të një qeverie tranzitore për t’u kujdesur për zgjedhjet.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb