Pak ditë pas përfundimit të festivalit italian ‘Sanremo’, Kryetari i Këshillit të Medias, Koloreto Cukali, përmes Top Albania Radios, ka thënë se pjesëmarrja e saj ishte një mashtrim.Sipas Cukalit, inshte një media italiane që e ka postuar dhe më pas e ka fshirë.Si ndjekës i ‘Sanremos’, ai ka kërkuar për pjesëmarrjen e Antonela Berishës dhe nuk i ka rezultuar asgjë e tillë.
Gjithashtu ai ka thënë se ekzistonte vetëm një sccreenshot, nga një portal italian, por që sot nuk është.“Unë atë portalin nuk e gjej më.

Ka portale që paguan. Kjo puna e Sanremos është thjesht në kokën e zonjushës, Antonela Berisha. Sanremo është një qytezë, që edha ai që shet byreqe, thotë jam në Sanremo. Mirëpo, pjesëmarrja në qytet nuk të bën pjesë të një spektakli”, u shpreh ai.Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar vet Antonela përmes një video mesazhi të gjatë ku sqaron gjithë situatën.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo zbulon se asnjëherë nuk ka thënë që do të jetë pjesë e Sanremos por ‘’kumbara e javës’’ dhe më pas ka publikuar screenshoot-et e postimeve dhe pamje nga prapaskenat e angazhimit të saj në festival.Mes tjerash Antonela ka thënë se gazetari në fjalë po e sulmon për faktin se ajo nuk i ka pranuar asnjëherë ftesën për ne emisionin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb