Ndër historitë më të komentuara të dashurisë në vitin që po lëmë pas ishte ajo e moderatores Bora Zemani dhe aktorit Donald Veshaj.

Lidhja e tyre u bë edhe më publike me hyrjen e aktorit në Big Brother VIP, ku dyshja patën edhe një takim romantik në javët e para të spektaklit.

Kur gjithçka dukej se po shkonte mirë për çiftin, aktori filloi një intimitet të madh me banoren tjetër të shtëpisë, këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Dyshja më pas filluan lidhjen e cila po vazhdon akoma, ndërsa mbetet ndër ngjarjet më të komentuara në showbizz-in shqiptar.

Megjithatë, lidhur me këtë trekëndësh prezantuesja ka qëndruar e heshtur, duke reaguar vetëm një herë përmes një postimi në Instastory.

Por, Bora si duket ka vendosur që të kaluarën ta lërë pas me fillimin e Vitit të Ri. Kjo sepse, moderatorja e famshme ka larguar nga Instagrami Donaldin, bashkë me të edhe Beatrix dhe Romeo Veshaj.

  • foto galeri
  • foto galeri

Nga ana tjetër, së fundmi u përfol për një distancë dhe ftohje në romancën Donald dhe Beatrix, por si do të rrjedhin gjërat mbetet të shihet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb