Bledar Selmanaj, i cili akuzohet për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljan Bullgarit, në një rrëfim për emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti tha se e ka shumë të lehtë të arratiset nga burgu.

Teksa tregoi një episod të dështuar, ku ai tentoi që të arratisej nga spitali i burgut në QSUT, tha se shumë lehtë kaloi dy tela me gjemba, por që u kap në afërsi të Mjekësisë Ligjore nga forcat e rendit.

“Këto mure këtu në këto burgje, s’më mbajnë. Qëndroj se dua të dalë e vërteta. Po qe për të arratisur, e bëjnë dhe natën. Presë dhe hekurat dhe dal dhe natën. Një mur 7 metra e kaloj pa prekur me duar. Ia kam dalë në burgjet e Greqisë. Është hera e parë që tentova në spitalin e Burgut. U kapa në ambientet e jashtme. I kalova të dy telat me gjemba. ndodhi në 21 dhjetor 2021. Jam kapur nga forcat e rendit jam kapur pas spitalit, pas Mjekësisë Ligjore. Kërkoj nga drejtësia të bëjë hetimet dhe të vazhdojë të vërë drejtësinë në vend. Mos t’ua lërë qytetarëve dhe unë mos të bëjë vetëgjyqësi. E kam shumë kollaj që të arratisem që këtej dhe të bëjë vetëgjyqësi.”, pohoi Bledar Selmanaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: