Ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar marrëveshjen Kosovë- Serbi në SHBA duke zbuluar se pika për Liqenin e Ujmanit është reflektuar në marrëveshjen e nënshkruar.

Pikërisht kjo pikë, mund të ishte bërë shkak i një largimi nga qeveria të AAK-së. Por Haradinaj thotë se është reflektuar dhe ai tashmë e pranon marrëveshjen e firmosur në Shtëpinë e Bardhë.

 

 

STATUSI NGA RAMUSH HARADINAJ

E përshëndes Marrëveshjen e nënshkruar sot në Shtëpinë e Bardhë!
Miqtë e vërtetë gjithmonë e kuptojnë shqetësimin e drejtë. I lumtur që shqetësimet tona në pikën kontestuese për Ujmanin, kanë reflektuar në Marrëveshjen e nënshkruar.
Besimi ynë në rolin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjithmonë ka qenë i paluhatshëm dhe i tillë mbetet!
Faleminderit President Trump!
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

RH

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb