Fitorja në “Loro Boriçi” kundër kryesuesëve të Vllaznisë erdhi në kohën e duhur. Tirana merr të tjera doza optimizmi në misionion për të përmbysur sezonin, por kthesa e bardhebluve nuk do të ishte e plotë pa vazhdimësinë që i ka munguar. Pikërisht këtë kërkon edhe trajneri Orges Shehi. “Unë mendoj që në drejtim tim skuadra është shfaqur mirë, përveç ndeshjes me Teutën, që nuk ishim vetvetja. Ishte një ndeshje për t’u harruar.

154611919 2812802835642487 6129891857965862877 O
154611919 2812802835642487 6129891857965862877 O

Me Kukësin nuk morëm atë që merituam. Duhet të vazhdojmë me këtë dëshirë, përqendrim dhe impenjim, për të bërë mirë dhe për të marrë vazhdimësinë që është shumë e nevojshme”, ka thënë Shehi. Në këtë objektiv, të besuarve të Shehit iu vjen në ndihmë kalendari, pasi të mërkurën presin në shtëpi Bylis. Por tekniku nuk beson renditjes dhe e di mirë që në këtë sezon skuadra e tij nuk ka fituar asnjëherë kundër ballshiotëve. “Personalisht jam i mendimit që nuk ka kundërshtar të lehtë, sidomos në këtë vazë të Kategorisë Superiore që skuadrat janë me objektiva të qarta. Nuk është ndeshje e lehtë, është një ndeshje që do vlerësim maksimal”, ka thënë trajneri i Tiranës.

153547261 2811598602429577 9019616241074452348 O
153547261 2811598602429577 9019616241074452348 O

Pavarësisht se vlerëson rivalët, Shehi ka në mëndje vetëm fitoren në ndeshjen e së mërkurës. “Futemi në fushë për të dhënë dhe marrë maksimin nga ndeshja. E dimë shkallën e vështirësisë, por kurrsesi nuk duhet të mendojmë humbjen apo barazimin, duhet të mendojmë atë, që ne duhet të japim 100% tonë në fushë. Se çfarë prodhon fusha është një tjetër gjë. Jemi në një situatë që pikët janë të domosdoshme, do të luftojmë shumë për t’i marrë ato”, vijon tekniku bardheblu. Mungesat dhe forma e disa lojtarëve shqetësojnë Shehin. Najdovski dhe Danso janë të dëmtuar, ndërsa kapiteni Batha vuan pezullimin për shkak të kartonëve. Lajm i mirë është rikthimi i Hoxhallarit, por Torasa dhe Kale ende nuk janë në formën e tyre më të mirë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb