Pas lajmit të ëmbël në 8 Mars se ishte në pritje të fëmijës së saj të parë, Dojna Mema sot ka treguar se ajo dhe këngëtari Vlashent Sata janë celebruar.

Ata janë martuar në Njësinë Bashkiake, duke formuar kështu familjen e tyre të vogël.

Një detaj që në fakt u shkon kaq shumë, është veshja e tyre në këtë ditë të veçantë. Edhe Vlashenti edhe Dojna nuk kanë dalë fort jashtë kornizave të tyre të veshjes, komode dhe të thjeshtë, ndërsa bukuroshja kostumin e bardhë e ka shoqëruar me atlete.

“Çdo 1 prill do festojmë përvjetorin e martesës. Jo, nuk është shaka”, shkruan Dojna krah fotove.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb