Një ditë pas referendumit ku u votua për shkarkimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Në një mesazh në ‘Facebook’, Berisha ka postuar një video të ish-sekretarit amerikan të shtetit James Baker gjatë vizitës së këtij të fundit në Tiranë.

“Nderim dhe mirënjohje të pakufishme 44 mijë demokratëve që me votën e tyre të lirë morën në dorë fatin e tyre!”, shkruan Berisha. Në videon në fjalë Baker thotë se; “Ju jeni të lirë të besoni atë që dëshironi. Më në fund ju jeni të lirë të pohoni atë që të dëshironi. Më në fund ju jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb