STAMBOLL– Drejtuesi i kompanisë ajrore ”Turkish Airlines” u kërkoi sot pilotëve ende beqarë të martohen sa më shpejt duke përmendur rrëzimin e avionit të ”Germanwings” kryer në mënyrë të qëllimshme nga bashkëpiloti i prekur nga probleme mendore.

“Mendoj se aksidenti ka ndodhur si pasojë e ndarjes së bashkëpilotit, që shkaktoi rrëzimin e avionit, nga e dashura e tij. Atëherë, ju lutem, miqtë e mi të shtrenjtë, këshillojmë pilotët tanë beqarë të martohen”, theksoi Temel Kotil, cituar sot nga shtypi turk, në një promovim të ri të pilotëve të dalë nga qendra e trajnimit të ”Turkish Airlines”.

“Mënyra e jetës së pilotëve, burra apo gra ka një rëndësi shumë të madhe”, nënvizoi Kotil.

Bashkëpiloti i Airbus A320 të Germanwings, një filial i ”Lufthansa”-s, që u rrëzua më 24 mars në Alpet franceze u akuzua për rrëzim të vullnetshëm të avionit ndërkohë që ai vuante nga probleme të rënda mendore.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: