Një automjeti në garazhin e një hoteli i është vënë zjarri. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes punonjës së hotelit dhe pronarit.

Mësohet se Albina Bushkola e punësuar në hotel, i ka vënë zjarrin një automjeti të markës “Seat”, në pronësi të shtetasit K. Xh. (pronari i hotelit), banues në Sarandë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:20, në Ksamil, në garazhin e një hoteli, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasja A. B. (e punësuar në këtë hotel), i ka vënë zjarrin një automjeti të markës “Seat”, në pronësi të shtetasit K. Xh. (pronari i hotelit), banues në Sarandë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: