Pamje të filmuara nga droni por edhe në tokë shfaqin llavën e cila ngadalë është duke lëvizur drejt rrugëve të Havait, ku pas një shpërthimi të fuqishëm të vullkanit i tërë vendi është përfshirë nga zjarri.

Vullkani Kilauea në Havai tashmë ka shkatërruar 35 shtëpi dhe ndërtesa, nderkohe 1,700 banorë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për shkaqe sigurie, pasi llava lëshon një gaz toksik që mund t’ua rrezikoje jetën

Llava e kuqe ka “përpirë” shtëpi, pemë, vetura si dhe rrugë – duke bërë që gjithçka që i del përpara të bëhet shkrumb e hi.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: