Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për një burrë që ra në një çarje në tokë që u hap pasi një vullkan shpërtheu në Islandë muajin e kaluar. Burri po punonte për të mbushur të çarat e formuara nga tërmetet dhe aktiviteti vullkanik në qytetin e Grindavik, i cili ishte evakuuar në nëntor, sipas mediave lokale.

Qindra njerëz e kanë kërkuar që nga e mërkura, por është dashur të ndalojnë pak para mesnatës të së enjtes për shkak të një rënieje guri.

“Në mesnatë, na u desh të ndalonim kërkimin sepse nuk mund të garantonim sigurinë e atyre që po punonin në të çarë”, tha për mediat lokale Ulfar Ludviksson, shefi i policisë në Islandën e Jugut.

Raportet thanë se po punohej për të zgjeruar hapjen e çarjes së ngushtë, e cila mund të strehonte vetëm dy persona në të njëjtën kohë.

Më herët, Ludviksson i tha transmetuesit kombëtar islandez RUV të enjten se kushtet ishin “shumë të vështira dhe kërkuese”.

“Është thellë. Kjo shkon dhjetëra metra deri në fund. Ka ujë shumë më poshtë zonës së punës ku po punojnë shpëtimtarët,” tha ai. “Janë dy burra që zbresin dhe qëndrojnë poshtë për rreth 10 minuta. Pastaj ata ngjiten dhe dy të tjerët marrin përsipër misionin”.

Aktiviteti intensiv i tërmeteve në Islandë arriti kulmin me një shpërthim spektakolar në dhjetor , teksa shkëmbi i shkrirë shpërtheu nga çarjet në tokë në gadishullin Reykjanes pasi një çarje rreth dy milje e gjatë u shfaq dhe u rrit me shpejtësi.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: