TIRANE- Vajza e vetme e ish-ministres së Arsimit dhe Sportit, Livia Nikolla pasi ka mbaruar studimet në Francë gjen punë si Specialiste në Departamentin e Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë.

Ky fakt është deklaruar nga vetë Nikolla në deklaratën e pasurisë të publikaur nga Open Data. Në këtë raport ish-ministrja deklaron se Livia paguhet 886.056 lekë për punën si specialiste.

Por, përveç vajzës me sa duket edhe bashkëshorti i Nikollës, Ligor Nikolla ka punuar si dekan me një pagë prej 1.224.744 lekë.

Deklarata e pasurisë publikuar nga Open Data

Lindita Nikolla – Ministre e Arsimit
Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet
Të ardhura neto nga paga si Ministër i Arsimit dhe Sportit, 1 559 561 lekë.
Të ardhura nga Bonuse / Të ardhura neto nga honorare, 90 000 lekë.
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
1) Bashkëshorti, Z. Ligor Nikolla të ardhura nga paga neto si Dekan, 1 224 744 lekë.
2) Bashkëshorti, të ardhura nga mësimdhënia në Universitetin e Strugës, 4 428 euro.
3) Bashkëshorti, honorare si anëtar i senatit të UPT dhe kryetar i Këshillit të Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, 436 105 lekë.
4) Vajza, Znj. Livia Nikolla të ardhura nga paga neto si Specialiste në Departamentin e Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë, 886 056 lekë.
5) Vajza, të ardhura nga shpërblime, 147 676 lekë.
vajzaalind
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb