Pas suksesit të këngës “Non mi avete fatto niente”, e cila fitoi çmimin e parë janë në Festivalit të “Sanremo”-s në Itali Ermal Meta sjell një tjetër hit. ‘Dal Alba Al Tramonto’, titullohet kënga e kantautorit të talentuar shqiptar dje është pjesë e albumit ‘Non Abiammo Armi’.

I realizuar nga Slim Dogs Productions, videoja e këngës që në shqip përkthehet “Nga agimi në Perëndim”, realizohet në një lokal që organizon takime të shpejta mes njerëzve që duan të gjejnë dashurinë në tre minuta.

Pas suksesit të koncertit Forum di Assago dhe kthimit nga Lisbona, ku së bashku me Fabrizio Moron u klasifikua i pesti në Eurovizion, me këngën ‘Non mi avete fatto niente’, Ermal Meta i është rikthyer angazhimeve televizive dhe muzikore në Itali, nga roli pjesëtarit të jurisë në programin ‘Amici’, të Maria de Filipit, tek përgatitjet për turneun rreth Italisë. Në 1 qershor do të zhvillojë një koncert në Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: