Megi Pojani dhe futbollisti i Kombëtares Shqiptare Endri Çekiçi janë dy nga emrat më të përfolur në media ditët e fundit.

Por këtë herë emri i Megit po lakohet krah atij të reperit të njohur nga Kosova, Don Xhoni. Ishte ky i fundit ai që publikoi një foto ku shihet me aktoren që e përqafon. Por, bëhet fjalë thjesht për një bashkëpunim pasi Megi do jetë protagoniste në videoklipin e ri të artistit.

Prej disa ditësh tashmë Megi dhe Endri po përfliten se janë në një lidhje. Detaje të shumta nga fotot e aktores dhe futbollistit në Instagram konfirmojnë dyshimet e ngritura. Megi dhe futbollisti kanë zgjedhur ishujt e Afrikës Lindore, pikërisht destinacionin e largët për të festuar këtë raport të ri që kanë nisur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Futbollisti postoi një foto në breg të detit në të cilën kishte vënë një palë syze dielli, që e nxorrën zbuluar pasi fansat detajistë vunë re menjëherë në xhamin e syzeve të tij duket Megi Pojani, e cila po shkrep foton.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb