TIRANË

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Me zemër të hapur”, gazetarja e News24 Shpresa Dine e cila bashkëpunoi me policinë e Sarandës për gjetjen e 12 vjecarit të rrëmbyer në Tiranë, u shpreh rrëfeu takimin emocionues të babait me të birin pas dy ditë pas rrëmbimit.

“U kënaqa kur pash pash lot gëzimi në sytë e Gazmentit në momentit e takimit. Pas përqafimit të babait me fëmijën munda të flisja pak me djalin e vogël, edhe pse ishte shumë i lodhur, me sy të fryrë, kishte vuajtur shumë gjatë këtyre ditëve, më tha se gruaja quhej Bardha, por policia e Sarandës tha se është identifikuar me emrin Bukuroshe Muharremi, nga Fieri por banore e Tiranës.

Djali më pohoi që kishin mbrritur në Sarandë me një autobuz të bardhë, kanë qëndruar në fund të autobuzit. Djali fliste me frikë, e pyeta se sa lekë kishte lypur, por ai më pohoi se gruaja që i shfrytëzonte iu pohonte se duhet të mblidhnin leke për të marrë një shtëpi me qira për të jetuar së bashku.”- rrëfeu gazetarja Shpresa Dine.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb