RUSI

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i është drejtuar me një mesazh qytetarëve të vendit të tij për t’i uruar Pashkët Ortodokse.

Miliona rusë ortodoksë festojnë Pashkët po kët të 2020 ishin ndryshe pasi nuk i ndoqën dot në kishë, ashtu siç bën dhe vetë Putin që i bashkohët masës me patriarkun e Kishës Ortodokse të Rusisë.

Por Putin i siguroi qytetarëve të tij që koronavirusin Rusia e ka nën kontroll të plotë dhe tha se do të dalë nga kjo gjendje.

Rusia ndërkohë numëron 43 mijë të infektuar nga COVID-19, pjesa më e madhe në Moskë ose rrethinat përreth saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb