Koalicioni ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate po planifikon ta votojë qeverinë Hoti ditën e martë, kjo pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese ku iu dha drita e gjelbër Kuvendit për ta formuar Qeverinë e re pa shkuar vendi në zgjedhje.

Klan Kosova përmes burimeve të sigurta mëson se koalicioni LAN po synon që të martën (02 qershor, 2020) në ora 10:00, ta mbajë seancën në Kuvend për votimin e Qeverisë. “Nëse të hënën shpërndahen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, në po atë ditë ne do ta kërkojmë me 64 nënshkrime të deputetëve seancën që të mbahet të martën ose ndonjë ditë tjetër që vendosë Kryesia e Kuvendit”.

Sipas këtij burimi, seanca mund të mbahet edhe të hënën nëse kështu vendos Kryesia e Kuvendit.
Ky burim thotë se janë të paktën 64 vota që do ta mbështesin formimin e Qeverisë në krye me Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: