Një tjetër dëshmi tronditëse vjen në lidhje me historinë e 3-vjeçarit që u dhunua barbarisht, ku përveç dëmtimeve në trup me 3 brinjë të thyera, ra dhe në koma.

Këtë herë në një lidhje skype për emisionin ‘Me zemër të hapur’ të gazetares Evis Ahmeti është bërë daja i babait të 3-vjecarit tha se shqetësimet e nënës nisën pas lindjes së fëmijës së parë, ndërsa thekson se ajo u bë e papërmbajtshme.

Ai tha se nënës së vogëlushit dhe partnerit të saj të ri, Alfred Kazanxhi, (ai ndodhet në burg), duhet t’i bëhet testi i drogës, pasi nuk shpjegohet ndryshe kjo sjellje ndaj një fëmije.

“Kemi shprehje të fëmijës kur ka dalë nga operacioni. jemi të gjithë të shokuar. Nipin e kam djalë të vetëm. Miqësinë e bëmë sepse 30% e lagjes janë njerëzit e mijë. Ajo pas djali të parë ishte me depresion. Kam punuar me femra në punë dhe e njoh mentalitetin e tyre. Ajo u bë e papërmbajtshme. I thosha motrës që gjejini një mjek, por arriti që ajo e braktisi familjen e saj. Unë kam respekt për familjen e saj. Ajo duhet të vizitohet nga mjeku neurolog. Nuk donim të shkatërronim familjen. do ishte një tragjedi por të shkatërrohej me dy fëmijë. Unë do sugjeroja që asaj me bashkëjetuesin t’i bëhet analiza e drogës. Nuk i bëhet kjo gjë një fëmije. Nuk ka bërë vaki kështu. Nuk më kanë pushuar lotët nga shprehjet e nipçes tim”, tha daja.

Fatmirësisht, djali tashmë është përmendur, ndërkohë ndodhet në kujdesin e mjekëve të spitalit të Traumës, ndërsa historia e tij preku zemrat e mbarë shqiptarëve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb