BRITANI E MADHE

Princi William zbuloi kohët e fundit traditën e ëmbël familjare për të bërë një festë kërcimi me fëmijët e tij çdo mëngjes dhe faktin se të vegjlit e Kembrixhit aktualisht janë të fiksuar pas këngës “Waka Waka” të Shakirës.

Për ketë ka reaguar dhe vetë Shakira duke u shprehur shumë e lumtur që Princesha Charlotte dëgjon muzikën e saj.

“Jam shumë e kënaqur që të pëlqen muzika ime Princeshë Charlotte!” ka shkruar ajo në Twitter.

Megjithëse William la të kuptohej se të gjithë në familjen e tij kënaqeshin duke vallëzuar me himnin e Kupës së Botës 2010 FIFA, artikulli i shpërndarë nga Shakira paraqiste një foto të Princeshës Charlotte, dhe me sa duket, për këtë arsye, ia drejtoi komentin e saj në mënyrë specifike princeshës së vogël.

“Ka shumë lëvizje të ijeve. Ka dhe shumë ndërrime veshjesh”, tha duka duke iu referuar familjes kur vendosin këngën e Shakirës.

Ai gjithashtu shpjegoi në Time to Walk të Apple Fitness+ se George dhe Charlotte e kanë të vështirë të bien dakord për të zgjedhur kolonën zanore të mëngjesit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb