Tërmeti i së hënës në Turqi e Siri ka tronditur tërë botën, ndërsa deri tani raportohet për të paktën 29 mijë viktima.

Megjithatë ka edhe lajme që të mbushin me shpresë. Pas shpëtimeve të foshnjave e jo vetëm nga rrënojat, Turqi njofton se 2000 persona të plagosur kanë arritur të rikuperohen dhe janë larguar nga spitalet në Stamboll.

Mijëra të plagosur nga 10 provincat e goditura nga tërmeti në Turqinë jugore u dërguan në Stamboll me avionë ushtarakë të Forcave të Armatosura Turke dhe avionë të ambulancës nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas TRT Haber, 2,193 nga 3,405 personat e sjellë në qytet janë larguar nga spitalet, ndërsa trajtimi vazhdon ende për 1,212 prej tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: