Një pastor në Mozambik ka vdekur pasi u përpoq të agjëronte për 40 ditë, duke imituar atë që thuhet se ka bërë Krishti në Bibël.

Francisco Barajah, themeluesi i Kishës Ungjillore Santa Trindade, vdiq në një spital në qytetin Beira, ku u evakuua në gjendje kritike.

Pas 25 ditësh pa ushqim dhe ujë, ai kishte humbur peshë deri në atë pikë sa nuk mund të ngrihej në këmbë. Ai ishte 39 vjeç. Pastori ishte dërguar në spital me insistimin e të afërmve dhe ndjekësve.

Z. Barajah u diagnostikua me anemi akute dhe dështim të organeve të tij të tretjes.

Ai u rihidratua me serume dhe u bë një përpjekje për të futur ushqime të lëngshme, por ishte tepër vonë dhe ai vdiq të mërkurën.

Barajah 1
Barajah 1

Pastori ishte gjithashtu një mësues i frëngjishtes në qytetin Messica në provincën qendrore të Manica, në kufi me Zimbabvenë.

Anëtarët e kishës Santa Trindade thanë se ishte e zakonshme që pastori dhe ndjekësit e tij të agjëronin, por jo për aq gjatë.

Vëllai i tij Marques Manuel Barajah tha se pastori kishte agjëruar, por ai kundërshtoi diagnozën mjekësore për vdekjen e tij. “E vërteta është se vëllai im vuante nga presioni i ulët i gjakut”, tha ai.

Nuk është raporti i parë i një përpjekjeje kaq vdekjeprurëse për të imituar agjërimin 40-ditor të Krishtit në shkretëtirë, siç përshkruhet në Ungjillin e Mateut.

Në vitin 2015, një burrë nga Zimbabveja vdiq pas 30 ditësh, thanë mediat lokale. Në vitin 2006, një mjek britanik zbuloi se një grua vdiq në gjysmë të rrugës gjatë një agjërimi të ngjashëm në Londër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb