Prokuroria e Tiranës ankimon vendimin për lirimin e pasurive të vëllezërve Marku.

Institucioni i akuzës i është drejtuar apelit me kërkesë për sekuestron preventive të pasurisë së Sokol e Elson Marku dhe familjarëve të tyre.

Kujtojmë se disa ditë më parë Gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesën e prokurorisë dhe urdhëroi pushimin e kësaj çështjeje, duke urdhëruar lirimin e pronave që kapin vlerën e rreth 5 milionë eurove.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb