Nëna pensioniste e kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit ka blerë një banesë në Shëngjin.

Dokumenti është publikuar nga Radio Televizioni i Kosovës. Ndërkohë në bazë të deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, rezulton se Ahmeti, ka pasuri të patundshme vetëm banesën e trashëguar nga prindërit, nërsa familjarët e tij vazhdojnë t’i shtojnë pasuritë, përfshirë edhe blerjen e pronave në bregdet.

Sipas fletës dokumentit të publikuar nga RTK, apartamenti i blerë nga nëna e Shpend Ahmetit, ka një hapësirë prej gati 54 metër katrorë, saktësisht 53.40 metër katrorë.
certifikatanenaeshpendit_1501844127-927016
Sipas Çertifikatës ‘Për Vërtetimin e Pronësisë’, apartamenti është bartur në emrin e nënës së Shpend Ahmetit, afërsisht një vit më parë, në korrik të vitit 2016. Radio dhe Televizioni i Kosovës i ka dërguar pyetje Shpend Ahmetit, por nuk ka marrë përgjigje nga ana e tij.

Gjithashtu, RTK disponon informacione për blerjen edhe të një apartamenti tjetër, nga ana e një familjari tjetër të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, por ka sqaruar se nuk do ta publikojë pa u konfirmuar zyrtarisht përmes Çertifikatës së Njohjes së Pronësisë.

Ahmeti, edhe në shtëpinë luksozë në të cilën banon, Lagjja Nic në Prishtinë, sipas RTK-së thotë se nuk është e tij, por e vëllait të vet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: