Trajneri i Tiranës, Orges Shehi analizoi fitoren 1-3 ndaj Elbasanit, rezultat ky që i shpëtoi sezonin, pasi bardheblutë shmangën Play Out.
“Performanca dhe pikët? Patjetër që kemi bërë rrugëtim të mirë, përveç atyre ndeshjeve të parave. Faza ka qenë pozitive për meritë të djemve. Ka patur riskun e vetë, e kanë marrë me shumë dëshirë dhe vetëbesim që mund t’ia dilnim.
E ke studiuar Elbasanin me krahun e majtë përmes Tabekou? Është e vërtetë që jo vetëm këtë ndehsje por dhe të tjerat për të spostuar Tabekou nga e majta. Përveç kësaj kishim dhe Rimal Haxhiun që është i rrezikshëm nga e djathta.
Edhe kur kundërshtari ndërroi Lajthinë, edhe ne vepruam po njësoj. Pastaj për të mos konsumuar energjinë Alvarez. Xhixha nuk ia doli dot, besoj se ia dolëm.
Përshtatja e skuadrës me filozofinë në mbrojtje? Ka qenë shumë punë e vështirë, në tre ndeshjet e para proceduam shumë shpejt. Kërkuam që të punonim me ekuilibrin e skuadrës. Kemi stabilizuar dhe mbrojtjen dhe shumë pak ka patur ndryshime. Xhixha na ka munguar shumë, por gjithsesi na ka mjaftuar që të ishim në ekuilibër. Herë pas here ne ekishim ritmin e ndeshjes e herë kundërshtari. Po ta shihni me Tabekoun, këto ka qenë ato pikat që për një kohë të shkurtër i kemi ndryshuar. Pastaj dhe merita e lojtarëve, rritet dhe performanca”, tha Orges Shehi.
