Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres është izoluar pasi ka pasur kontakte me një zyrtar të OKB-së që ka rezultuar pozitiv.

Mësohet se ai po qëndron në banesën e tij në pritje të ndonjë simptome, nëse do të rezultojë më vonë pozitiv. Deri më tani Guterres nuk ka simptoma dhe tashmë i është nënshtruar një tamponi që doli negativ.

Si masë paraprake, Guterres anuloi personalisht angazhimet e radhës deri në testin tjetër të enjten. Zëdhënësi i tij njoftoi se sekretari i përgjithshëm ka marrë së fundmi dozën e tretë të vaksinës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb