Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres ka dënuar bombardimin e spitalit të fëmijëve dhe maternitetit në Mariupol, ndërsa e ka cilësuar sulmin “të tmerrshëm”.

Ukraina akuzoi Rusinë për bombardimet në spitalin kur duhej të ishte në fuqi një armëpushim.

Nga sulmi në fjalë të plagosur mbetën paktën 17 persona, ndërsa nën rrënoja mbetëm fëmijë dhe të rritur. Guterres ka bërë thirrje që t’i jepet fund gjakderdhjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb