PATOS- Përplasja mes dy grupeve të rinjsh ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve, ndërsa janë plagosur dy persona.

Burime nga policia e Patosit bënë me dije se të plagosur kanë ngelur A. Lutaj, 23 vjeç dhe një tjetër person, i cili nuk është identifikuar ende. Mësohet se të plagosurit u dërguan me urgjencë për mjekim në spital, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, sapo u njohën me ngjarjen, forca të shumta policore mbërritën në vendin e ngjarjes dhe nisën menjëherë hetimet.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: