Paulo Dybala ka pranuar ofertën e Romës dhe po përgatitet të vihet në dispozicion të José Mourinhos për sezonin e ardhshëm. Goditje e madhe nga klubi kryeqytetas, i cili siguron një lojtar të nivelit më të lartë falas.

Kërkesat financiare të futbollistit janë plotësuar në bazë të një kontrate 3-vjeçare, që përfshin një pjesë fikse dhe bonuse. Të dyja bashkë arrijë në 6 milionë euro në sezon. Jose Mourinho kapërcen kësisoji konkurrencën e Napolit, i cili ditët e fundit kishte nisur kontaktet me rrethin e lojtarit për ta vënë në dispozicion të Luciano Spalletti.

Asgjë për t’u bërë as për Interin, i cili e kishte në duar Dybala për javë të tëra, por nuk mundi ta finalizonte operacionin edhe për shkak të vështirësisë në sistemimin e disa tepricave sulmuese.

Prania dhe presioni i José Mourinho rezultoi të jetë thelbësor për ta bindur lojtarin që të zgjedhë destinacionin verdhekuq. Dybala nuk do të luajë Champions League, por vjen në një mjedis entuziast nga fitorja e Conference League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb