Pas urimit të kryeministrit Rama për 106-vjetorin e Pavarësisë, kjo atmosferë është përcjell edhe në Kosovë ku kryeministri Haradinaj ka uruar shqiptarët për ditën e flamurit Kombëtar.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, kryeministri i Kosovës shkruan se kjo ditë është një tregues i qartë për sakrifica e kombit shqiptar ndër shekuj. Ai shkruan se data e sotme është historia e lavdishme e popullit shqiptar dhe rruga e bashkimit të shqiptarëve në qarqet euro-atlantike.

“Të nderuar bashkëkombas,Sot, jemi NJË në zemër, ashtu siç ishim e do të jemi gjithmonë. Dita e Flamurit, shënon rimëkëmbjen tonë, na kujton nepër shekuj se kush jemi dhe na mbanë bashkë si komb. Në këtë ditë të veçantë, që koincidon me daljen në skenë të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, kujtojmë sakrificën e shumë brezave dhe nderojmë veprën e të rënëve në kohë e përpjekje të ndryshme për liri, pavarësi e dinjitet kombëtar.

“28 Nëntori” i bekuar, është historia jonë e lavdishme dhe synimi ynë për të ardhmën e përbashkët në vlerën euro-atlantike. Urime festa e përjetësuar ndër shqiptarë!RH”,  shkruan Haradinaj.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb