Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar përmes një statusi në “Facebook” pas marrëveshjes së arritur me partitë opozitare për zgjedhjet e 25 prillit.

Basha shkruan se me koalicionin ‘ Aleanca për ndryshim’ Shqipëria fiton, ndersa thekson se opozita ka plane serioze për ta cuar vendin drejt fitores.

“Për 8 vjet Rama e ka lënë Shqipërinë vendnumëro dhe ka dështuar në çdo drejtim. Vende si i yni ndërkaq kanë qenë shumë më të suksesshëm se ne. Shqipëria ka humbur për shkak të Ramës. Rama, që nuk ka arritur as edhe një sukses për 8 vjet, nuk mund të kërkojë edhe 4 vjet të tjerë që ta provojë.

Ka ardhur koha të ndryshojmë. Sot siguruam fitoren e Shqipërisë. Ne kemi plane serioze pune për ta çuar Shqipërinë drejt fitores. Aleanca për ndryshim. Shqipëria Fiton!”, shkruan Basha në Facebook.

Basha Fb
Basha Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb