Padia e Partisë Demokratike për kryeministrin Edi Rama për foton me presidentin Obama, ka ngjallur debate dhe akuza dhe kundër akuza të reja midis palëve.

Ndërkohë që Partia Demokratike kërkon që Rama të hetohet për rastin, ndërkohë një hetim ka nisur në SHBA, kryeministri ka mohuar që të ketë paguar për të bërë foto me Obamën.

Sot kryeministri Rama ishte në Samitin e Parisit, ku ishte i ulur me Kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe Presidentin francez, Francois Hollande.

Foto në fjalë është publikuar në Facebook nga nënkryetari i grupit parlamentar të grupit të PS, Taulant Balla. Balla thotë se tani PD do të padisë dhe Kancelaren Merkel dhe presidentin Hollande për foton me Ramën.

Balla i ka vënë fotos edhe mbishkrimin ‘Photo of the day’.

posti8mi i ballës

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb