TIRANE

PDIU ka reaguar përmes një deklarate shpërndarë mediave lidhur me situatën e krijuar sot pas shembjes së Teatrit Kombëtar. PDIU thotë se mbështet protestat popullore, ndërsa e konsideron aktin e sotëm një akt taleban.

Deklarata e plotë:

Akti taleban i prishjes së Teatrit Kombëtar nga shakaxhiu i përparimit, Faraoni Rama rrëzon çdo fasadë Demokracie në Shqipëri.
Ti Faraon I shqiptarëve që i harrove “Shkrimet e Shenjta”, që në kohë pandemie e Agjërimi, i preve në besë shqiptarët.
Vetëm një rregjim si i Dum Babës, mund të bëjë bashkë në kohë Pandemie:

1. Shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, pronë e trashëgimisë kulturore, artistike, shpirtërore e qytetare të Tiranës, të cilët kishin të gjithë të drejtën e Zotit të pyeteshin me një referendum, e donin apo jo pronën e tyre historike.

2. Shkatërrimin e simbolit të qëndresës qytetare e civile të Aleancës për Teatrin, me rruspa, me shkelje ligjore, me dhunë policore.

3. Aferën korruptive 30 milion euro për grabitjen e pronës publike në mes të Tiranës, që nuk iu ndave për 20 vjet rrjesht.

Shqiptarët sot kanë çdo të drejtë njerëzore e ligjore që të protestojnë për shtëpitë e tyre, për trashëgiminë e tyre kulturore, për jetët e tyre të strukura me çelës, duke përdorur në mënyrë kriminale pandeminë globale, për ekonominë e tyre që sot është rrënuar në mënyrë kriminale, për bukën e fëmijëve të tyre që sot mungon.
PDIU i bën thirrje të gjithë mbështetësve dhe simpatizantëve të saj, që të jemi fuqishëm në protesta për një Shqipëri normale dhe për një zgjidhje politike, sa më të shpejtë nga kjo katrahurrë politike dhe njerëzore ku është katandisur vendi. Të gjithë në mbrojtje të lirive dhe jetëve tona.
Demokracia meritohet dhe për të sakrifikohet…!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: